Berisha: Rama e Thaçi argatë të Vuçiçit, duan të ndezin fitilat e konfliktit

Për idenë e ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve, Sali Berisha bën fajtor Edi Ramën dhe Hashim Thaçin, të cilët i quan argatë te Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në një intervistë për emisionin “Tempora” në RTV Ora, Berisha tha se ideja për Jugosllavinë e re është një ide për të ndezur konfliktit në Ballkan.

Rama – tha Berisha- është një tradhtar që përdor projektin e Serbisë së madhe kundër Kosovës dhe për të defaktorizuar atë.

Marrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit kanë qenë pozitive këto ditë. Në fakt a është veriu i Kosovës në lojë, a duhet të preken kufijtë me bekimin e Amerikës dhe ku është roli i Ramës në këto bisedime?

Sali Berisha: Në fakt Edi Rama vegël e verbër e armiqve të kombit bëri gjithçka për ndarjen e Kosovës. Kafshatën e turpit që përpiqet ta kapërcejë këtë gjë duke hedhur në gjyq Ramush Haradinajn. Unë i them Ramës po ke fytyrë hidh Carl Bildt në gjyq. Ish-kryeministri i Suedisë, një njeri me reputacion të lartë, një njohës i shkëlqyer i Ballkanit ja tha botërisht në Ëashington Post se Rama i ka thënë atij se është për ndarjen për shkëmbim të territoreve. Tani përpiqet të lahet. Shqiptarët nuk dinë akoma turpin kombëtar që është zhvilluar në shtëpinë e Miladinit shqipfolës. Kreu i shtetit të Kosovës, argat i Beogradit mbledh në takim dhe lëshon Ramën kundër kundërshtarëve të idesë së tij për të bërë pazar me trojet e Kosovës. Pasi dështoi me këtë Edi Rama përqafoi idenë e Jugosllavisë së re. Unë i bëj një pyetje shqiptarëve, të na thonë, se ky thotë bashkim doganor. Në cilën pikë të territorit të kufirit shqiptar bashkohet dogana jonë me Serbinë. Në asnjë pikë. Shqipëria nuk ka një metër linear kufi me Serbinë. Ky sharlatan, ky tradhtar përdor projektin e Serbisë së madhe vetëm kundër Kosovës. Të gjitha pikat  doganore midis Serbisë janë midis Serbisë dhe Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, Shqipëria nuk ka asnjë pikë. Marrëveshja e tregtisë së lirë, Cefta është marrëveshja që të detyron të hapësh për mallrat sipas rregullave të saj. Lëvizja ka të paktën 10 vjet që shqiptarët shkojnë në Maqedoni me letërnjoftim, që shqiptarët shkojnë në Mal të Zi dhe Kosovën me letërnjoftim. E ke kaq dëshirë ta bësh edhe më Serbinë? Bëjë unë nuk kam kundërshtim. Por ti nuk ke pse krijon Serbinë e madhe, me emrin maskë “minishengen” vetëm për të defaktorizuar Kosovën.

Po marrëveshjet e fundit për fluturimet Prishtinë-Beograd, linja hekurudhore…?

Sali Berisha: Jam pro marrëveshjeve

A duhet të preken kufijtë e Kosovës?

Sali Berisha: Jo kurrë, në asnjë mënyrë. Unë jam vetëm për marrëveshje mes shteteve sovrane dhe të barabarta. Kjo është marrëveshja që sjell paqe dhe stabilitet. Këtë që donte të bënte Vucici me argatët e tij në Prishtinë dhe Tiranë ishte për të ndezur fitilat e konfliktit edhe njëherë. Këta të dy, tradhtarë mashtruan botën se kemi mbështetje për këto projekte, në një kohë kur atë e mbështeste Baton Stanishqi, asnjë tjetër nuk e mbështeste.

SHKARKO APP