Berisha: Rama iku nga Durrësi pas darkës me Kokën dhe Doklen!

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” se kryeministri Edi Rama iku nga kandidimi në Durrës nga frika e humbjes.

Berisha u shpreh Rama u kthye në Vlorë, pas një darke që pati me Lefter Kokën dhe Indrit Doklen, ku këta të fundit i kanë thënë se nuk e marrin përsipër dhe se është i pashpresë.

“Edi Rama është i fundosur. E morët vesh lajmin e fundit?! Rama iku nga Durrësi, vajti në Vlorë. Ai e dha vetë lajmin. Iku nga Durrësi, sepse thuhet se bëri një takim me Lefter Kokën, Indrit Doklen dhe nuk ja morën përsipër, i thanë ‘je i pashpresë’. Dhe sot ai u kthye në Vlorë. Ai është nga fshati Mbreshtan, por nuk e thotë asnjëherë. Për disa arsye të tjera, dalëngadalë do thotë se është nga Austria. Ky bën gjithçka për të mbuluar origjinën e tij nga Mbreshtani, edhe pse është një fshat i bukur i Beratit. Ju them që Rama iku nga Durrësi për shkak të Bashës”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

https://arkiva.kohajone.com/rama-une-do-kandidoj-ne-vlore/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?