Berisha: Rama, kryehajdut i energjisë!

Mesazhi i plotë:

Te dashur miq, nderkohe qe ka vjedhur energjine e ndertimit te sarajeve te tij ne Dajt, Edi Rama shpif dhe trillon pacipesisht per opoziten se gjoja po mbron vjedhesit e energjise. Asnjeri nuk ka mbrojtur dhe nuk mbron vjedhjen e energjise. Por opozita dhe çdo qytetar i ndershem i ketij vendi nuk mund te pranoj rritjen e çmimit te energjise ne nivelin me te larte ne Europe, nderkoh qe klika ne pushtet kishte premtuar heqjen e TVSH-se dhe uljen me 20% te çmimit te energjise.

Asnje qytetar nuk mund te pranoj marreveshjen korruptive te Rames me ÇEZ, me te cilen gjobiti çdo shqiptar me 1.1 milione leke. Asnje qytetar shqiptar nuk pranon perdorimin e prerjeve dhe ndeshkimeve te energjise per qellime politike, per gjah shtrigash ndaj kundershtareve politik, pasi keto dite eshte faktuar se kryehajdut i energjise eshte vet Edvin Kristaq Rama, i cili nuk ka paguar asnje kilovat ore per energjine e vjedhur per ndertimin e sarajeve te tij ne malin e Dajtit, e po keshtu, ne shembullin e tij, kupola socialiste e merr falas energjine per bizneset e veta. Me asnje mashtrim Rama nuk mund t’i shpetoje zemerimit popullor per ndeshkimin qe po ju ben shqiptareve me rritjen e madhe te çmimit te energjise!”.

SHKARKO APP