Berisha: Rama me fshesë hekuri mbi mësuesit
Sipas Berishës, Rama njofton fshesën e hekurt për mësuesit e arsimit të mesëm dhe burgosjen e tyre për t’i zëvendësuar me xhahilë dhe militant partiakë, ashtu siç ai ka bërë edhe em qeverinë e tij, ku veç 2-3 ministrave, të tjerë rezultojnë se mezi e kanë marrë diplomën.
Ja shënimi i ish-Kryeministrit në Fb:
Rama njofton fshesen e hekurt per mesuesit e arsimit te mesem dhe burgosjen e tyre. Tani ata do t’i emeroje vetë ai!
Dy dite me pare, Rama nga Vlora njoftoi shqiptaret se te henen do te degjonin nje lam trondites per arsimin e mesem. Keshtu sot, ai njoftoi se do te nise fshesen e hekurt te Partise mbi mesuesit dhe mesueset e shkollave te mesme dhe zevendesimin e tyre me xhahil, militant partiak, injorant madje dhe pedofil si ndonjeri qe drejton kete anti-reforme ne ministri. Per te pastruar me fshesen e Partise arsimin e mesem nga burra dhe gra qe prej dekadave kane shkrire jeten dhe energjite e tyre ne edukimin e te rejave dhe te rinjve, Rama trilloi dhe mashtroi me pretekstin se ne arsimin e mesem, sipas tij ne mesimdhenie 1480 mesues jane jashte profilit te tyre. Kjo eshte genjeshter e turpshme.
Njoftimin per fshesen ndaj mesuesve te vendit Rama e mbylli me vendimin se tani e tutje mesuesit do t’i emeroj ai nepermjet nje provimi dhe tha se ata qe nuk do binden do burgosen.
Per ndonje naiv qe mund te mendoje se piktori deshtak shqetesohet per cilesine, po i rikujtoj se Rama krijoi kabinetin qeveritar intelektualisht me te dobet, me pyk, qe nga koha eterve te tij. Keshtu, ne kabinetin e tij te gjithe ministrat, pervec tre prej tyre, jane jo pa tituj dhe grada shkencore por jane mbetes ne universitete dhe te detyruar te nderrojne deri ne tre universitete per te marre ate te shkrete diplome, ose jane pa diplome apo te diplomuar apo mbrojtur masterin ne universitetet qe ai mbylli. Vet piktori deshtak ka patur raportin e te semurit mendor me shkollen, por pozita e larte e te atit i siguronte gjithnje notat qe donte.
Mesuese, mesues, nxenese, nxenes, prinder dhe qytetare, arsimdashes, bashkohuni te gjithe e mos lejoni nje te semure psiqik te shkelmoje mbi dinjitetin tuaj, shkollen, edukimin tuaj dhe te femijeve tuaj!