Berisha: Rama meriton një ngjalë, jo dekoratë për negociatat

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot në “Opinion” deklaratën e Presidentit Ilir Meta, se do t’i jepte dekoratë kryeministrit Edi Ramë nëse merr negociata më Bashkimin Europian.

Berisha u shpreh se po “të kisha qënë në vend të Metës do t’i premtoja një ngjalë dhe jo një dekoratë. T’ja çonte Nari ngjalën, madje”.

I pyetur nëse e meriton Rama dekorimin nga Presidenti Meta me “Urdhrin e Skënderbeut”, Berisha shtoi: “Nuk ka asnjë shans për këtë dekorim. Megjithatë Edi Rama e mori një dekorate nga Vuçiç “Urdhrin e Esat Pashë Toptanit”, mori dhe “Urdhrin e Zografit”. I mjaftojnë këto dekorata”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?