Berisha: Rama në statusin e Ervinit betohet se e burgosi Saliu
Ish-kryeministri Sali Berisha, thotë se është vetë Edi Rama ai që ka shkruar reagimin e Elvis Rroshit në rrjetin social të Facebook-t.
Në një reagim, Berisha shkruan se Roshi i dënuar pesë herë për krime dhe që përdor pesë emra në Itali, Zvicër dhe Shqipëri, shkruan se “fajin e ka Berisha”.
Reagimi i plotë i Berishës:
Të dashur miq, pas arrestimit te Rroshit për fshehjen e pesë dënimeve për pesë krime dhe përdorimin e pesë emrave në Itali, Zvicër dhe Shqipëri, Edvin Shullazi, që betohej publikisht për ndershmërinë dhe integritetin e kriminelit të tij, shkruan tani ne FB e Rroshit statusin e radhës “fajin e ka Berisha”.
Edvini, ne statusin e pas arrestimit ne FB e Ervinit të tij, betohet se nga burgu ku e burgosi Saliu ai do te dale me i forte se kurrë.
Me këtë rast dua ti them Edvin Shullazit të mendo se të dhëna të reja po dalin mbi shkaqet e ndryshimit ne vitin 2002 te emrit tënd nga Edvin në Edi dhe atëherë jo që nuk do mund te shkruash me statuse për kriminelin Ervin/Elvisin por as dhe për kriminelin Edvin/Edi dhe se ty ne FB tënd askush nuk do të shkruaj!!
KOHA JONË SONDAZH

