Berisha: Rama, servil ndaj Beogradit dhe serbëve!
Ish-kryeministri Sali Berisha komenton qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama për marrëdhëniet me Beogradin.
Më poshtë komenti i plotë në Facebook:
Nga Sali Berisha/Pjesemarrja ne nje forum biznesi eshte normale, por te trumpetosh si sukses tendin autostraden Nish-Merdare eshte servile dhe qesharake.
Te dashur miq, lidhur me pjesemarrjen e tij ne nje forum ekonomik ne Nish, Edvin Kristaq Rama shkruan: “Ky forum biznesi që do të organizohet në Nish të Serbisë ka kohë që po planifikohet dhe si pikënisje ka pasur bashkëpunimin për eliminimin e barrierave tregtare në mes Kosovës dhe Shqipërisë, tha Rama, ne jemi takuar si çdo vit tanimë në Samitin e Parisit për Ballkanin Perëndimor, dhe unë kam prezantuar me shumë krenari produktin fillestar të një pune të përbashkët, që e ka pasur zanafillën tek bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kosovës për reduktimin e barrierave tregtare”.
Trashegimtar i tradites aterore te sevilizmit te neveritshem ndaj Beogradit dhe serbeve, si themeluesit e partise qe drejton, Edi Rama, i paafte te perfitoje qofte dhe nje projekt te vetem per Shqiperine, do te rrahe tani gjoksin me investimin e BE per autostraden Nish-Merdare.
Rruga eshte padyshim e rendesishme por per shqiptaret ajo behet e rendesishme vetem me segmentin Prishtine – Merdare. Perpjekjet per te krijuar ne çdo rast kontrastin ne marredheniet Shqiperi – Serbi krahasuar me ato Kosove – Serbi eshte nje ndihme e pamerituar qe i jepet Beogradit, qe tani se fundi po i ngrene edhe shtatore xhelatit te shqiptareve Sllobodan Millosheviçit.
Kjo perpjekje e neveritshme eshte gjithashu nje menyre per te hedhur hije mbi qendrimet e drejta dhe parimore te Prishtines ndaj Beogradit. Te pretendosh se po shkon te serviresh marredheniet me Kosoven si model per marredheniet me Serbinedeshmon se je thjesht nje Ufo i vertet ne politik!
KOHA JONË SONDAZH

