Berisha: Rama shpërndau zarfe për integrimin, të kontrollohet Gazheli

Në debatin në Kuvend për reformën në drejtësi dhe procesin e integrimit, ish-kryeministri Berisha atakoi Ambasadorin  e Turqisë, Gent Gazheli.

Berisha: Trafikanti, ai financieri Gazheli, e çoi Ambasador atje se i duhet për punë të tjera. U bëj thirrje autoriteteve ta kontrollojnë në të gjitha aspektet se druaj shumë se ka shkuar për misione të dyshimta.Qenit plak nuk i hiqet vesi, dijeni nga unë”.

Sakaq ai denoncoi përpjekjen e turpshme sipas tij, të shefit të qeverisë për të blerë Europën.Berisha se Rama shpërndau zarfe për integrimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha: Jam këtu sot për të denoncuar një përpjekje të turpshme, primitive dhe të pafytyrë të Edi Ramës i cili në vend se të përpiqet të zbatojë standartet, ka menduar të realizojë integrimin duke shpërndarë zarfe. Një nga shkaqet madhore, ta dini ju, të kësaj përgjigje janë edhe reagim ndaj mendimit të një të sëmuri psiqik që mendon të blejë Europën. Europa as nuk shihet dhe as nuk blihet qëndron në vlera.I them Edi Ramës që që përpjekjet tua jo vetëm që nuk lëkundën njeri por more turpin që të takonte dhe për fat të keq dënimin e shqiptarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Berisha u shpreh i bindur se me Edi Ramën Kryeministër nuk ka negociata.

Berisha: Komunikata e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare: Duke rikujtuar konkluzionet e mëparshme, përfshirë ato të dhjetorit 2015, rithekson se zbatimi inkluziv, i gjithashëm, i qëndrueshëm i 5 prioriteve duhet të siguriohet para se të hapen negociatat e Shqipërisë. Pikërisht këtë fshehu Edi Rama para jush.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?