Berisha: Rama tmerrohet nga protesta e opozitës, po fshihet në bunkerin antibërthamor

"Rama i tmerruar nga protesta ka pregatitur per vete dhe kliken bunkerin e bllokut!!

Rama Ik! Ik! Ik! Rama shporru! Shporru! Shporru!!", shkruan Berisha në facebook-un e tij.

Bunkeri anti-bërthamor i ndërtuar në vitet e komunizmit u hap për publikun me rastin e aktiviteteve për 70-vjetorin e çlirimit.

Godina e komunizmit falë një projekti të ndërmarrë nga Ministria e Kulturës, për dhënien jetë të ndërtesave të tjera simbol të diktaturës, përmes artit,është bërë pjesë e projektit “D-0 ARK Underground “, i cili është një event i artit bashkëkohor  që zhvillohet  prej dy vitesh në Bosnje Hercegovinë, në një bunker anti-bërthamor te ndërtuar në viteve 70.

Qëllimi  për këtë objekt të  trashguar nga diktatura, është që të mbrohet dhe  nga një simbol lufte të kthehet në një simbol të demokracisë, tolerances dhe pranimit të diversitetit, përmes artit.

Godina  ndodhet pranë Batalionit Mbështetës të Shtabit të Përgjithshëm, në rrugën e Shish-Tufinës.

SHKARKO APP