Berisha: Ramës ia kanë prerë biletën shqiptarët pas 11 majit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi sot fjalën e Ramës i cili la të hapur mundësinë e moskandidimit për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Sipas Berishës, “shqiptarët ia kanë prerë biletën kryesocialistit pas 11 majit”.

“Atë e përcakton ai, por se ku do të jetë pas 11 maj atë e vendosin shqiptarët. Edi Rama po lufton për mbijetesë pas 11 majit. Dështoi të bindë Berishën për të shkrirë votat me ne për të shkrirë SPAK. Shqiptarët ia kanë prerë biletën pas 11 majit”,- u shpreh Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?