FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha reagon për ndërprerjen e energjisë: Investimet për energjinë u vodhën nga Rama dhe Balluku

Ditën e sotme në mënyrë të papritur është ndërprerë energjia elektrike në pjesën më të madhe të vendit, përfshirë të gjithë Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Kukësin dhe Korçën.

Për këtë “Black Out” ka reaguar kryetari i PD, Sali Berisha, i cili nuk i kursen akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Energjisë, Belinda Balluku.

Berisha thotë se Rama dhe Balluku kanë vjedhur paratë që ishin planifikuar që të investoheshin për energjinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Blackout i plotë! Kolaps i plotë i sistemit energjitik të vendit! Të dashur miq, sot sistemi energjitik pësoi rënie të plotë si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit. Rama-Balluku rrihnin gjoksin për 1,3 miliard euro investime në këtë sistem, por ky kolaps dëshmon se më së paku 90% e tyre janë vjedhur ndaj dhe kjo renie totale. Dënoj me forcën më të madhe vjedhjen e fondeve të investuara në sistemin energjitik i cili falimentoi me vapen e parë. #sb”-shkruan Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?