Berisha: Reformën e bllokoi njeriu që shkoi me dy fjalime në xhep
Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së tha se “opozita mbrëmjen e djeshme e votoi Reformën në Drejtësi”.
“Për çdo shqiptar opozita mbrëmë votoi reformën, dhe refuzoi njeriun që shkoi me një apo dy fjalime në xhep.
Opozita mbrëmë shkoi dhe votoi reformën, votoi draftin e ndërkombëtarëve.
Për çdo shqiptar, opozita kërkon reformë dhe e refuzoi me cdo kush njeriun që shkoi me dy fjalime në xhep. Opozita e votoi variantin që ia kanë sugjeruar, që ia kanë premtuar ndërkombëtarët.
Të tjerat janë mashtrime të paskrupullta
Kur një përfaqësues ndërkombëtar i raporton qeverisë tij të kundërtën e asaj që ka thënë vetë, por kjo botë është transparente”, – u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në selinë e PD.
KOHA JONË SONDAZH

