FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Shëngjinin e dogjën mafia e ndërtimeve për “Ranën e hedhun”!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar drejtuesit lokalë dhe ata qëndror të mazhorancës socialiste se me zjarret që po djegin kodrat, pyjet, zonat e mbrojtura, kanë për qëllim ndërtimet e mafias dhe plantacionet e drogës.

‘Njëlloj siç shpërthyen në vitin 2015, në vitin 2020, në çdo viti paraelektoral Edi Rama përgatit tokën e djegur që i përshtatet shumë bimës së kanabisit për plantacionet e drogës, për të shndërruar drogën në votë dhe votën në krim’, u shpreh Berisha në fjalën e tij gjatë protestës maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’.

Berisha: Miqtë e mi, këto dy javë, nga thellësitë e maleve, nga jugu në veri, në bregdet dhe kudo kanë shpërthyer qindra vatra zjarri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njëlloj siç shpërthyen në vitin 2015, në vitin 2020, në çdo viti paraelektoral Edi Rama përgatit tokën e djegur që i përshtatet shumë bimës së kanabisit për plantacionet e drogës, për të shndërruar drogën në votë dhe votën në krim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zjarret që po djegin kodrat, pyjet, zonat e mbrojtura, kanë dy qëllime: ndërtimet e mafies, plantacionet e drogës”- tha Berisha. Dhe me tej shtoi se e donin tokë të djegia mafia e oligarkëve që duan tokën për ndërtime te Rana e Hedhun.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?