Berisha del nga SPAK, e presin demokratët me thirrjen “Rroftë Berisha!”
Berisha është paraqitur ditën e sotme në SPAK, në zbatim të masë së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar nga gjykata. Para godinës së Prokurorisë së Posaçme, ish-kryeministri është pritur nga turma demokrate me thirrjen “rroftë Berisha!”.
Në dalje nga SPAK, Berisha deklaroi se:
“Një informacion taze! Altin Lala, i cili është i birësuar nga krimineli Ymer Lala me të paktën 1 milion euro, sepse e liroi nga akuzat për vrasje, të bëra nga dëshmitari i drejtësisë, i penduar, Luftar Reçi, i kishte dhënë urdhër OPGJ-së që në procesverbal të mos shënohet asnjë lloj vërejtje. Dhe atëherë kompromisi u arrit, firmosa dy procesverbale, dy kopje mbajtën ata, një pa vërejtje, një me vërejtje.
Atë me vërejtje, se u thashë se unë pa firmosur vërejtjet dhe pa ua pa paraqitur ato qytetarëve dhe medias, nuk mund të dal nga Skapi i partisë.
Shikoni çfarë turpi janë, e kanë rrethuar me policë, çfarë frikacakësh. Ata që kanë kryer krime, ata kanë gjithmonë frikë.
Çfarë po bëni ju? Asgjë nuk po bëni. Këtu në dalje po ua lexoj pak shënimin, kartolinën e mëngjesit që u dërgova krerëve të organizatës kriminale Skrapi i partisë.
“Organizata kriminale e Skapit të partisë, e angazhuar në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, e kryesuar nga Altin Lala, do të përfundojë, do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë. Pra, do përfundojnë në koshin e plehrave të shoqërisë dhe historisë”.- tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

