Berisha shkruan si “specialist futbolli”

Nga Sali Berisha.

7 ditë nga starti i Kampionatit Europian është vënë re një risi e çuditshme pasi është cilësuar si turneu i golave në minutat e fundit ose në kohën shtesë.

Gjatë 21 ndeshjeve të luajtura deri tani, në 7 sfida janë përcaktuar nga rrjetat e realizuara rreth minutës së 90-të ose edhe më mbrapa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gola në sekondat finale janë shënuar edhe në 6 ndeshje të tjera, që gjithsesi nuk kanë ndikuar për të përcaktuar fituesin, por shërbyen më së shumti për golavarazhin e skuadrave.
Plot 11 gola të shënuar në fund, nga të cilët 6 kanë qenë vendimtare për të përcaktuar fituesin e përballjeve.
Skuadra që ka përfituar më tepër nga kjo statistikë e veçantë e Kampionatit Europian ka qenë Franca të cilët fituan 2-1 në ndeshjen hapëse kundër Rumanisë pikërisht falë golit të Payet në minutën e 89-të. Edhe në përballjen kundër Shqipërisë, Griezmann realizon në minutën e 90’ ndërsa Payet dyfishon shifrat në minutën e 6-të shtesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Specialistët dhe analistët sportiv e shpjegojnë këtë trend për shkak të diferencave shumë të vogla mes skuadrave.
Mediat ndërkombëtare kanë shkruar se gjatë këtij Europiani nuk ka skuadra të vogla pasi të gjithë janë thuajse në të njëjtin nivel me diferenca te vogla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?