Berisha shpalos premtimet elektorale: Do të ulim çmimin e energjisë për bizneset me 3 herë. Nafta do ulet me 40%

Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Kryesisë, ka zbuluar programin e forcës së tij politike, duke premtuar ulje të çmimit të energjisë, çmimit të naftës dhe rritje të pagës minimale.

Berisha tha se çmimi i energjisë për bizneset do të ulet me tre herë, ndërsa nafta me 40%.

Ish-kryeministri tha se motoja e tij do të jetë ‘Shqipëria prodhuese’.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky program, synon ndarjen me shpejtësi të Shqipërisë nga varfëria e skajshme, me shpejtësi të rrufeshme, duke u angazhuar në një shpërndarje të re të të ardhurave buxhetore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë program synojmë vendosjen e  minimumit jetik, për çdo qytetar shqiptar, vendosjen e rrogës mininale 500 euro, vendosjen e kartës së konsumatorit, që përbëjnë 450 euro për çdo pensionist në vit dhe për ata që janë në minimum jetik. Uljen e ndjeshme të çmimit të energjisë, të ujit.

Ky program i jep një hapësirë të re, shumë më të madhe, lirisë ekonomike dhe të biznesit.

Pra, programi tejkalon për mirë edhe parashikimet e atyre që përfitojnë prej tij.

Taksa e pronës do të zbresë 5 herë, do ulet me 500%. Çmimi i energjisë për bizneset do ulet tre herë. Çmimi i naftës do ulet me 40%. Tatimi mbi të ardhurat zbret në 10%. Të vetëpunësuarit, që paguajnë taksë edhe si punëdhënës edhe si punëmarrës, do të kenë vetëm një. Do nxitet prodhimi me një seri stimujsh. Shqipëria prodhuese do të jetë motoja jonë. Midis Shqipërisë hotel dhe Shqipërisë prodhuese, ne jemi për Shqipërinë prodhuese”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?