Berisha shpërthen ndaj Ramës: Ndaluni more, çfarë bëni, jeni të droguar të gjithë
Teatri Kombëtar dhe ligji që maxhoranca kërkon të kalojë sot në seancën parlamentare ka përplasur ashpër deputetët e maxhorancës e opozitës.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për të anuluar ligjin e jashtëzakonshëm që qeveria e Edi Ramës ka dërguar në Kuvend për të shkatërruar Teatrin Kombëtar.
Duke folur në sallën e Kuvendit, ish-kryeministri është shprehur se po shkatërrohet një simbol kombëtar.
Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha:
‘Duhet të ndalohet kjo pseudomazhorancë për të shkatërruar një simbol kombëtar, investim i gjenisë artistike të kombit në dekada.
Unë e mora fjalën për të kërkuar anulimin e menjëhershëm të këtij akti supermafioz.
Fytyrëkatran të krimit, drogës, larjes së parave, të vrasjeve shtetërore në zyra në një kohë që jeni bërë
Ndaluni more një moment, sepse prapa kësaj që po bëni qëndrojnë qindra miliona para të Tojota Yaris, të ngarkesave të drogës që sillni dhe eksportoni nga Shqipëria në Europë. Shqipërinë e shndërruar në vendin kryesor të eksportit të krimit dhe në vend të ndalni vazhdoni të konsumi një krim të shëmtuar.
Ti shkatërroni kombit simbolin e tij të nëpërkëmbni gjeninë artistike produkr i një gare produkt i një suksesi. çfarë bëni kështu more, ju jeni droguar të gjithë!’
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/1045761038918136/