Berisha shtyn Alibeajn nga foltorja e Kuvendit (VIDEO)
Ish-kryeministri Berisha shtyn Enkelejd Alibeajn nga foltorja e Kuvendit.
Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, si kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj ashtu dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë dashur të replikojnë me të.
I pari ka mbërritur Alibeaj në foltore, pak sekonda pas tij Berisha. Ky i fundit nuk ka dashur ta lërë Alibeajn të flasë dhe e ka shtyrë madje për të folur vetë. Alibeaj është larguar, por kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nuk i ka dhënë fjalën as Berishës.