Berisha: Skenari grek në ekonominë shqiptare!
“Sipas Edi Ramës dhe Gjergjit, Sanços se tij, ekonomia u rrit nga ndërtimi paçka se atë e kanë ndaluar në mbarë vendin”, shkruan në një postim në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha.
Sipas tij, “ekonomia e vendit po ecën drejt greminës. Statistikat zyrtare tregojnë se ekonomia shqiptare është në rënie të lirë. Kështu, sipas tyre, nga gushti i vitit 2014 në gushtin e vitit 2015-të eksportet në total u ulen me 17%, çka do të thotë të paktën 17% me pak punësim dhe të ardhura nga eksportet, të ardhurat doganore dhe tatimore u ulen me 13%, kredia për ekonominë ra me 1,2%, bujqësia ke rënë në – 016%, shërbimet kanë rënë me -01%”. “Ndërtimi është ndaluar me urdhër ekzekutiv. Dhe për ti vënë kapakun mashtrimit të tyre për rritjen ekonomike, pohojnë se në tremujorin e dytë pati rënie të konsumit të përgjithshëm të mallrave”, shkruan Berisha.
Sipas ish-kryeministrit, “me gjithë këto, Rama dhe Gjergji i tij qesharak thonë se në tremujorin e dytë të vitit 2015, ekonomia u rrit me 2,55% dhe sipas tyre kjo rritje ka ardhur nga rritja e ndërtimit, ndërkohë që prej një viti në Shqipëri ndërtimi është sektori i ndaluar me vendim qeverie dhe nuk jepet asnjë leje ndërtimi apo rindërtimi”.
“Po kaq qesharak është pretendimi i tyre se rritja vjen nga ndërtimi në sektorin publik në një kohë që nuk kanë inauguruar as dhe një kilometër rrugë, kanalizime, ujësjellës, shkollë apo spital, jo në tremujorin e dytë por as dhe në të gjithë 9 mujorin e këtij viti.
Ekonomia shqiptare po shtyhet me shpejtësi drejt greminës nga piktori dështak dhe ekipi i tij qesharak!!”, përfundon shënimin e tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

