Berisha: Sot Rama mori përsipër firmosjen e vjedhjes më të madhe në historinë e shtetit shqiptar

Ish-Kryeministri Sali Berisha, pasi ka ndjekur dëshminë e kreut të Qeverisë Edi Rama para komisionit hetimor për marrëveshjen që ka bërë me CEZ-in, ka dalë në konkluzionin se “me pohimet e sotme, Rama mori përsipër firmosjen e vjedhjes më të madhe në bashkëpunim në historinë e shtetit shqiptar”. Ja sesi e argumenton vetë Berisha këtë konkluzion në Fb:

“Seancë hetimore parlamentare historike:

– Rama, apo rrensi ambulant siç e quajti deputeti Helidon Bushati, çmontohet dhe del cullak para publikut ne komisionin hetimor parlamentar

Swiss Digital Desktop Reklama

– Ai pranon se gjatë fushatës elektorale qendroi në anën e ÇEZ

Swiss Digital Mobile Reklama

– Ai fajëson Gjiknurin për letrën që avokati ndërkombëtar i dërgon vet Ramës.

– Ai pranon korrupsionin se fali 634 milionë euro nga presioni i qeverisë çeke për statusin e kandidatit.

– Ai pranon se avokati ndërkombëtar i dërgoi letër atij, në të cilën i kërkon të mos negociojë direkt me ÇEZ, pasi Shqipëria e ka të fituar çështjen në Arbitrazh.

– Ai dëshmon se letrën që avokati i kishte dërguar atij, ai ia dërgoi Gjiknurit, duke fundosur edhe këtë të fundit.

– Ai pranoi se përjashtoi nga negociatat, avokatin ndërkombëtar, që vet qeveria e tij e paguante, pasi ai ishte kundër marrëveshjes me ÇEZ dhe merrte përsiper fitoren e sigurtë të palës shqiptare ndaj ÇEZ në Arbitrazh.

– Pranon se kërkoi ndihmë ndërkombëtare për t’iu shitur marrëveshjen si të mirë, qytetarëve shqiptarë.

Me pohimet e sotme, Rama mori përsipër firmosjen e vjedhjes më të madhe në bashkëpunim në historinë e shtetit shqiptar!” përfundon Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?