Berisha: Stadiumi i Shkodrës si Lungomare e Vlorës

“Edhe stadiumi Shkodrës rrudhet si Lungomarja e Vlorës!”. Kështu është shprehur në një postim në rjetet sociale ish-kryeministri Sali Berisha, për stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”.

Sipas ish-kryeministrit, stadiumi i ri është tkurrur për nga kapaciteti, ndryshe nga sa është thënë më parë, se do kishte 20 mijë vende.

Ja statusi i plotë i ish-kryeministrit Berisha në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Stadiumi i Shkodrës nuk pati fatin e Rozafës, por të Lungomares së Vlorës. Nga 20 mijë vende që e njoftua me pompë të madhe se do te kishte, është katandisur në 15 mijë e pak vende.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra 25% me pak dhe kjo në fakt është 25%-shi tradicional për Ramën. Po kështu, si stadiumi është katandisur dhe famozja Lungomare, e cila nga një rruge me 6 korsi, nga tre korsi në secilën anë dhe një bahçe me lule në mes, është katandisur në një korsi në secilën anë dhe në vend të luleve janë zëvendësuar me një ndarëse të shëmtuar betoni.

Mirëpo nëqoftëse stadiumi do ketë disa mijëra tifozë më pak për të ndjekur ndeshjet, Lungomarja i shkaterroi Vlorës turizmin.

Kjo sepse për të përshkruar distancën e saj tani duhen 45 minuta nga vetëm 5-7 minuta që nevojiteshin për të përshkuar këtë distancë me rrugën e mëparshme me 6 korsi të gjerë.

Kështu që Rama për xhepat e tij ndëshkoi Vlorën dhe turizmin e saj si askush tjetër!”,- shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?