Berisha sulmon Gloverin e ODIHR-it: Është mike e ngushtë e PS-së

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër  kryetaren e misionit të ODHIR-it, Audry Glover, e cila sipas tij, është mike e ngushtë e PS-­së. Ai përmend zgjedhjet e 96­-s dhe 2009-­s, ku sipas tij, Glover ka mbajtur anën e socialistëve. Berisha thotë gjithashtu se opozita ka frikë se ajo nuk do t’i monitorojë si duhet zgjedhjet, duke paralajmëruar kështu mosnjohjen e tyre.

“Këto ditë prita në një takim kongresmenin amerikan z. Robert Aderholt, ish kongresmenin Bob McEwen dhe zotin Sten Holms. E njoha mikun amerikan me faktin se kryetarja aktuale e Misionit të ODHIR-­it ka një histori të dokumentuar shumë fatkeqe të njëanëshme me vëzhgimin e zgjedhjeve të Shqipërisë. Në vitin 1996 ajo drejtoi misionin e ODHIR­-it dhe firmosi një raport prej 36 faqesh, në të cilin nuk citohej qoftë dhe një fakt i vetëm për shkelje gjatë zgjedhjeve dhe procesit zgjedhor, madje nuk përmendej në asnjë fjali të vetme bojkoti i zgjedhjeve ditën e votimit nga opozita e asaj kohe si një akt që kurrë një raport objektiv s’mund t’a shmangte. Në vitin 2009 ajo erdhi përsëri në krye të misionit të ODHIR­-it. E pranova atë vetëm sepse Edi Rama, po ta refuzonte, do të bojkotonte zgjedhjet, por ajo, që në periudhën parazgjedhore u shndërrua në një zëdhënëse të Edi Ramës, shpifjeve dhe trillimeve të tij. Ajo kishte nisur në ODHIR­ qëndër si të mirëfillta të gjitha shpifjet dhe trillimet e PS-­së, të cilat një delegacion parlamentar i OSBE-­së erdhi dhe i gjeti komplet të pavërteta. Pasi zgjedhjet u zhvilluan normalisht, megjithëkëtë ajo, pavarësisht deklaratës së parazgjedhjeve, hartoi pas dy muajsh një raport tërësisht tendencioz përsëri pa asnjë fakt dhe të pavërtetë, raport të cilin u detyrua t’a terheqë pasi delegacioni parlamentar i OSBE­-së i bëri të qartë se do të shkruanin një raport tjetër ku ndër të tjera do të denonconin edhe qëndrimet e saj. Qëndrimet e saj u demaskuan publikisht në takimin në Athinë të OSBE­së nga kryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE­-së. Kështu që, ardhja e saj si aleate e mike e ngushtë e kahershme e Partise Socialiste ngjall te shqiptarët, së paku tek populli opozitar, mosbesim të madh në objektivitetin në monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri prej saj, duke patur parasysh qëndrimet e saj të shkuara të zgjedhjeve në Shqipëri”, shprehet Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?