Berisha: Taksa dhe varfëri për qytetarët, hekura dhe burgje për kundërshtarët

“Te dashur miq, keto dite klika Rama – Meta njoftoi se:
– Do te rrise ne nivelin me te larte ne Europe çmimin e energjise elektrike
– Do te rrise me 50% taksen mbi kursimet bankare duke futur keshtu doren ne te ardhurat e 65% te qytetareve shqiptare. Shtoj ketu se ky eshte taksim i dyfishte, pasi per çdo qindarke te depozituar ne banka qytetari ka paguar çdo takse para depozitimit te saj.
– Do te vendose me 100 mije leke taksen vjetore per makinat
– Do rrise perseri me 120 leke taksen e qarkullimit
– Do rrise akcizen e cigareve me 50%

Hekura dhe burgje per kundershtaret!

Operacionin policesk per prerjen e lidhjeve te paligjshme te energjise, klika Rama – Meta po e perdor per gjahun e shtrigave kunder opozites dhe qytetareve qe kane paditur OSHEE per mbifaturim. Keshtu, ndertuesi i pallatit ne paje Troci, qe vidhte energji ne servisin e tij ne fushe Farke; pronari i televizionit Alepo; ndertuesi i sarajeve te Edi Rames ne malin e Dajtit, qe vidhnin energji, u qortuan. Kurse armiku Bujar Brovina, qe me proces verbal kishte çdo gje ne perputhje me ligjet dhe rregullat e OSHEE u arrestua siç jane arrestuar dhjetra demokrate te tjere vetem e vetem per bindjet e tyre politike.

Te gjithe ne kemb te perballemi sa me pare me kliken Rama – Meta, shtetin e tyre policor, qe po rendon me taksat me te larta qytetaret dhe ka mbushur qelite e burgjeve me kundershtaret”, shkruan Berisha në facebook.

SHKARKO APP