Berisha i turret Taulant Ballës: Me 12 nentor nuk do gjesh vrimë miu ku të futesh, do ta gjejmë zyrën!
Protesta e 12 nentorit parashikohet të ketë diku te 150 mijë veta, por mundet edhe me shumë, sipas selisë blu.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka paralajmëruar kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballën se ditën e protestës s’do të ketë “vrimë miu ku të fshihet”.
Berisha tha se protesta e 12 nëntorit do të jetë gjyqi popullor ndaj qeverisë.
“12 nëntori është gjyqi i madh që shqiptarët do ju bëjnë juve. Boll u tallët me shqiptarët. Boll i shkelmuat ata dhe i përzutë nga vatra e tyre. Mjaft është mjaft! Vrimë miu s’do gjesh atë ditë (i drejtohet Ballës), dil po ta mbajti. Do të gjejmë! Zyrën do ta tregojmë. Do të gjejmë!”, tha Berisha.

