Berisha: Të gjithë deputetët janë të gatshëm për të hyrë në grevë urie

Sali Berisha deklaron se të gjithë deputetët e opozitës janë të gatshëm për të hyrë në grevë urie.

“Greva e urisë dhe çdo akt tjetër do merret në kohën e duhur.  Deputetët janë të gatshëm që nesër. Gatishmëria e qytetarëve është për t’u admiruar. Gatishmëria e qytetarëve është për t’u admiruar. Asnjë ligj që kalon në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit nuk do të njihen nga opozita. E patë si kaluan në kundërshtim me ligjin, pa mbledhje të komisioneve dhe të futur pas karrigeve. Kushtetuta e ndalon, përveç se në gjendje të jashtëzakonshme. Nëse ngushëllon veten Edi Rama dhe e quan këtë si të ligjshme, le ta ngushëllojë”, tha Berisha në një prononcim për mediat nga hyrja e kryesisë së Kuvendit.

SHKARKO APP