Berisha: Të njoftojmë aleatët për kanabisin. Miniera e floririt për ISIS do të jetë kanabisi. Po transportojmë vdekje për aleatët tanë

Pas deklaratave të kryeministrit Edi rama, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha pohoi se Shqipëria tashmë është shndërruar në Kolumbinë e dikurshme.

“Reagim i trupshëm, i mapinagjumeshëm për atë që do të bëjë ky parlament. Sot unë duhet të jap alarmin, që të shpreh shqetësimin tim më të madh për dramën që është zhtytur Shqipëria. Sot, siguria kombëtare është më e kërcënuar se kurrë në historinë e këtij vendi. Shiqipëria, është shndërruar në Kolumbin ë e dikshme të europës. Asgjë nuk e siguron më sigurinë e këtij vendi, sesa kanabisi. Për shkak të kësaj situate, shkoja mësoja në Gonisht lahutën atij ti. (i drejtohet Paulin Sterkajt). I bëj thirrje komunitetit ndërkomëbt, se minera e floritit për ISIS do jetë kanabisi.”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij situata e krijuar nga mbjellja e kanabisit në vend përbën cenim të sigurisë kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Akti i turpshëm dhe i pafytyrë që sot do të bëjë ky parlament. Sot unë dua të jap alarmin, të shpreh shqetësimin për dramën në të cilën është zhytur Shqipëria. Sot siguria kombëtare është më e kërcënuar se kurrë në historinë e vendit nga lufta. Shqipëria është shndërruar në Kolumbinë e dikurshme të Europës.
Kanabisi në Shqipëri do të jetë minierë floriri për ISIS. Ndërkombëtarët ta marrin në mënyrë më serioze. Kurrë nuk ka qenë më e kërcënuar siguria kombëtare. Një vend anëtar i NATO-s s’mund të bëhet kërcënim për aleatët.
Po ndërtohen aeroporte të tjera për trafik droge dhe dalim këtu. Më parë kishte, por kishte një luftë ndaj kanabisit, pas moratoriumit, Italia hoqi kontrollin e hapësirës ujore. Ju nuk fluturoni me presh mbrapa, por me para mbrapa.  Po bëhemi rrezik për NATO-n dhe fqinjët, a ka përgjegjësi këtu apo jo?

Policia është shndërruar në kanabiste. Kanabisi është helm social, kurrë droga nuk zhvilluar një vend, vetëm e ka rrënuar. Ca vendi jemi ne? Eksportojmë vdekje për aleatët tanë.

Viti tjetër do të jetë i lulëkuqeve, opiumit. Sot jemi vend i hapur, jo më i mbyllur. Thirrje NATO-s të marrë në analizë gjendjen e drogës në Shqipëri, pasi ju garantoj shumë shpejt do të jetë një financues i ISIS ”- tha ndër të tjera Berisha.

Deputeti Berisha vijoi me tej me akuzat ndaj qeverise, qe sipas tij është e lidhur me drogën. Ai vazhdoi më tej me thirrjet ndaj NATO-s dhe BE-së që të ndërhyjnë në Shqipëri. “NATO të marrë në analizë gjendjen e drogës në Shqipëri, sepse ky vend në rast se nuk ndërhyhet me urgjencë në këtë situatë ju garantoj se shumë shpejt do të jetë një financues i terrorizmit ndërkombëtar, ISIS në radhë të parë. I bej thirrje BE, Komisionit Evropian të shqyrtojë çështjen dramatike të drogës në këtë vend. Në Xibrakë ajo ngarkesa që u kap ishte e fundit, dy anije të tjera me ngarkesa kokaine kanë hyrë në Shqipëri. Sigurisht kur janë të lidhurave qeverinë janë të mirëseardhura. Janë të provuara këto që them unë”- tha ai.

vijon…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?