Berisha: Terror banditesk i klanit kriminal në Vorë!

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhru me aksionin e Autoritetit Kombetar te Ushqimit ndaj biznesit te kandidatit te PD ne Vore, Fiqiri Ismaili. Me poshte mund te lexoni reagimin e plote të Sali Berishës ne Facebook.

"Te dashur miq, dje, Ilir Meta urdheroi ne akt hakmarrjeje primitive klanin e tij kriminal te bllokoje diten e diele, ne nje akt presioni te ulet, biznesin e kryetarit te bashkise se Vores z. Fiqiri Ismaili, njeri nga qeveritaret vendor me te perkushtuar dhe me te afte e te respektuar te vendit dhe njerin prej biznesmenve me te ndershem dhe me te suksesshem ne fushen e agrobiznesit.

Klika Rama – Meta, te sigurt ne disfaten e tyre ne Vore, aktivizuan bandite me uniforme, ushtruan dhune fizike ndaj stafit te zotit Ismaili, aktualisht kandidat i PD ne bashkine e Vores, dhe zgjodhen diten e diele per ti bllokuar fabriken e miellit, njera nga me modernet ne Shqiperi, vetem e vetem pasi ndjehen te humbur ne zgjedhje ndaj dhe duan ti falimentojne per hakmarrje biznesin atij.

Me keto akte banditeske Rama – Meta faktojne dhe nje here vendosmerine e tyre per te shnderruar kete fushate ne nje farse elektorale. Me gjithe kete, shpreh bindjen me te madhe se qytetaret e Vores do dine te ndeshkojne me voten e tyre hakmarrjen primitive dhe perfaqesuesin e saj ne Vore dhe do mbeshtesin fuqishem Fiqiri Ismailin, njeriun qe shkrihet pa u lodhur per ata, familjet dhe qytetin, fshatrat e bashkise se tyre!"

SHKARKO APP