Berisha thirrje policisë: Lirojeni fatkeqin që më goditi, autori i vërtetë është Edi Rama

Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në protestën e zhvilluar në Bulevard, foli edhe për autorin që e goditi me grusht. Berisha i bëri thirrje policisë të lirojë autorin, duke thënë që autori i vërtetë është i ulur në Samit.

“T’i themi policisë të liroje fatkeqin. Liroje sepse është një mjeran, ka shitur veten. Ky akt ka vetëm një autor, ky është Edi Rama. Mos shpërndani dokrra dhe përralla sepse autori i vërtetë është i ulur në Samit”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?