Berisha: Vendi është në një qetësi para shtrëngatës së madhe

Situatën në vend ish-kryeministri Sali Berisha e përshkoi si një periudhë qetësie para një shtrëngate shumë të madhe. Nga studio e emisionit “Opinion”, Berisha tha se termometri i pakënaqësisë është shumë i lartë.

Sali Berisha: Nëse ka regjim të kalbur dhe njeri të kalbur sot në  Europë është regjimi i Edi Ramës dhe Edi Rama.

Lorenc Vangjeli: Mos ndoshta prisni Vjeshtën dhe Dimrin ku thuhet s mund të ndodhi gjëra të çuditshme në Tiranë, kam parasysh veprimin e Reformës në Drejtësi që nëse nuk ofron drejtësi siç kërkohet të paktën ofron ndëshkim? Mos ndoshta është ky mjeti në mungese të votës për të ndryshuar situatën këtu?

Swiss Digital Desktop Reklama

Sali Berisha: Në vlerësim tim vendi ndodhet në një periudhë qetësie para një shtrëngate shumë të madhe. Është një qetësi që po vlon. Termometri i pakënaqësisë shënon temperaturat me të larta të pakënaqësisë së njerëzve.

Swiss Digital Mobile Reklama
Berisha : Vendi ne nje qetesi para shtrengates

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?