Berisha: Veton Surroi, nga Ministër i Jashtëm i Shqipërisë në i persekutuar politik

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka vënë ballë për ballë sot, dy sjellje të të njëjtit person, Kryeministrit, ndaj një figure të njohur të skenës politike në Shqipëri e Kosovë, Veton Surroit. Berisha tregon se si urrejtja ndaj njeriut që e ka kritikuar haptazi Ramën për qeverisjen, shkoi nga propozimi për ta pasur si përfaqësuesin e Shqipërisë nëpër botë – tek dëshira e vërbër për t’ia zhdukur emrin deri edhe nga arkivat e një qarku të Shqipërisë.

Berisha shkruan e zbulon fakte: “Edvin Kristaq Rama, në verën e vitit 2017 e ftoi në Dhërmi, Veton Surroin, për t’i njoftuar emërimin e tij si Ministër i Jashtëm i Shqipërise, vendim të cilin e anulloi pas ndërhyrjes së Baton Stanishiqit.

LEXO EDHE:
Basha: Me ikjen e Ëngjëll Daklit, Elbasani humbi qytetarin e parë, PD – aktivistin e shquar

Swiss Digital Desktop Reklama

Në nëntor të vitit 2020, në një shfrim të papërmbajtur urrejtjeje, Edvini urdhëron mercenar Gjicin t’i heqë titullin “Qytetar nderi i qarkut të Kukësit” zotit Surroi dhe pasi doli lakuriq si i biri i të atit xhelat, tërheq vendimin dhe paraqitet si dorëjasht.”

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndiqeni sipas dëshirës këtë video”, ka përfunduar Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?