Berisha vijon zgjedhjet në PD. Pesë degët ku zgjidhen kryetarët e rinj sot

Zgjedhjet për kryetarët e degëve të Partisë Demokratike vazhdojnë këtë të hënë në gjashtë degë të tjera.

Në kryeqytet, në degën 1, Alban Petku garon përballë Fetah Hasanajn, në degën 5 janë pesë kandidatë për postin e kryetarit: Alfred Tusha, Andon Frrokaj, Dritan Kociaj, Enkeleda Mushi dhe Fatmir Myrta, ndërsa në degën 8, Gazmend Sallaku garon përballë Ylli Subashit

Katër kandidatë kërkojnë postin e kryetarit të degës së PD Berat: Shyqyri Duro, Ermal Dollani, Oltion Merdari dhe Afrim Merko.

Në degën e PD Librazhd kërkojnë drejtimin Ilirjan Alliu, Ndriçim Lila dhe Shefki Cota.

Degën e PD Prrenjas duan të drejtojnë Arjan Karriqi dhe Ardian Leka që garojnë përballë njëri-tjetrit.

Procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00, për të vazhduar më pas me numërimin e fletëve të votimit dhe shpalljen e fituesve.

Një ditë më parë, 18 degë të tjera u përfshinë në procesin e zgjedhjeve të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit, i drejtuar nga Sali Berisha.

SHKARKO APP