Berisha:Mijëra e mijëra banorë të braktisur, pa bukë, pa ujë, pa ilaçe.
Reagimi i ish-kryeministrit Berisha per gjendjen e te permbyturve nga shirat:
"Mijera e mijera banore thuajse te braktisur, pa buke, pa uje, pa ilace. Ne 5 dite jane derguar vetem 220 pako ndihme?!?!
Te dashur miq, eshte normale qe ne çdo fatkeqesi natyrore opozita te mbeshtese perpjekjet e qeverise qendrore dhe vendore per parandalimin si dhe perballimin me sukses te pasojave te saj. Por permbytjet e medha te jugut te Shqiperise te fundjaves qe kaloi nxorern ne pah jo vetem paralizen e qeverise por edhe me shume indiferencen, pandjeshmerine dhe shpirtkazmerin e saj. Keshtu, weekendin e permbytjeve te medha, qeveria dhe kreu i saj e kaluan ne ahengje dhe orgji te fundjaves, sikur ne Gjirokaster, Permet, Tepelene, Fier apo Vlore te mos kishte ndodhur asgje.
Qeveria u mjaftua me njoftimin tejet te papjekur "te mos udhetohet me makina drejt jugut", duke harruar se keshtu shkepuste jugun nga trungu i vendit, solidariteti njerezor, familjar dhe shoqeror, sikur atje te kishte rene mortaja.
Qeveria, e cila per 18 muaj nuk ka investuar nje qindarke ne kanale dhe argjinatura por mbi 12 milion euro nga ky fond i beri palma dhe kumbulla,ne vend qe te spostohej e tera ne zonen e permbytur e te ndiqte cdo minute zhvillimet e frikshme dhe te rrezikshme ne keto zona, kufizoi mediat dhe informacionet nga zonat e permbytura.
Edi Rama, vetem pas 72 oresh dhe pasi u kritikua per indiferencen e tij nga Fatos Nano, u duk diku buze rruge, dhe pa treguar asnje mase konkrete ne dihme te banoreve, deklaroi: jam krenar se nuk pati jete te humbura, ndonese nuk raportohet, nuk tregoi veçese nje nderhyrje jete shpetuese dhe une nuk them se nuk ka patur te tjera. Sot, pas 5 ditesh qe mijera e mijera banore kane ende katet e para te banesave nen uje dhe jetojne ne te ftohte pa buke, pa uje, ilace dhe drita, njoftohet se jane derguar gjithesej 220 pako ndihme per banoret e mbi 2500 shtepive qe notojne dhe rrethohen me uje si dhe per dhjetra mijera koke bageti qe po ngordhin nga uria.
E verteta eshte se bizneset e Fierit dhe Vlores bujarisht kane kontribuar por qeveria deri sot nuk ka caktuar asnje fond per ndihme emergjence. Ajo pretendon se ka evakuuar 320 persona por nuk tregon asnje hotel, shkolle apo konvikt ku i ka sistemuar.
Ju bej thirje bizneseve, forcave politike, qytetareve, shoqerise civile te deshmojme solidaritetin me te madh ndaj familjeve te zonave te permbytura edhe per te kompensuar qendrimin e papergjegjshem te qeverise!
Sali Berisha