Berluskoni: Shqipëria, një vend me tradita të mëdha

Dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali, është vlerësuar dhe ka marrë vëmëndje të madhe. Këtë herë ka reaguar ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni. Përmes një postimi në Instagram, Berluskoni shkruan “Unë e njoh kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe e kam vlerësuar shumë gjestin e tij dhe fjalët e tij fisnike kundrejt Italisë. Shqipëria është një komb i vogël, por është një vend me tradita të mëdha dhe civilizim antik, me të cilin vendi ynë ka një marrëdhënie historike që qeveritë e mia kanë bërë gjithçka për ta konsoliduar”.

https://www.instagram.com/p/B-ZHqZ8qXjL/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP