Besimtarët festojnë Krishtlindjen/Imzot Frendo: Mëkat pasurimi nga tërmeti
Besimtarët e krishterë në të gjithë botën kanë kremtuar Krishtlindjen. Në mesnatë në Tiranë, u mbajt mesha në katedralen e Shën Palit, ku ishin të pranishëm mijëra besimtarë, të cilët iu lutën Zotit për shëndet, paqe, mirësi dhe dashuri.
Gjatë meshës që u mbajt në orët e para të mëngjesit të sotëm, arqipeshkvi Imzot George Frendo përmendi edhe tragjedinë e 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona. Ai theksoi se solidariteti që treguan shqiptarët për të prekurit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, tregoi se shqiptarët kanë një zemër të madhe.
Imzot George Frendo kishte edhe një apel për të gjithë ata që po përfitojnë nga ky moment tragjedie, ku u shpreh se është mëkat që të pasurohesh nga kjo tragjedi.
“Për njerëz që në këtë fatkeqësi kërkojnë një vendstrehimi, po rrisnin çmimet e materiale që duhen për ndërtimet, është mëkat i madh, të përfitojnë nga kjo tragjedi për të fituar. U drejtohem atyre që po pasurohen dhe korruptojnë në sajë të tërmetit. U drejtohem me fjalët; qani dhe vajtoni për të këqijat që do vijnë mbi ju”, u shpreh ai.
KOHA JONË SONDAZH

