Betimi i Trump, Lu: Shqipëria dhe SHBA kanë një marrëdhënie të veçantë

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një mesazh me rastin e inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump.

Donald Lu thekson se Shqipëria dhe Amerika kanë një marrëdhënie të veçantë. Ai ka falënderuar shqiptarët për urimet e tyre me rastin e emërimit të Trump.

“Ne falenderojmë shqiptarët e shumtë që i kanë ofruar presidentit të ri Trump dhe zonjës Trump urimet e tyre të përzemërta.

Në 25 vite përgjatë qeverive të ndryshme në Uashington dhe në Tiranë ka qenë gjithmonë e vërtetë se shqiptarët dhe amerikanët kanë çmuar një lidhje të gjatë dhe të thellë mes tyre.

Presim që kjo marrëdhënie e jashtëzakonshme të vazhdojë edhe gjatë presidencës Trump” u shpreh ambasadori Lu.

Mesazh i Ambasadës Amerikane me Rastin e Ceremonisë së Përurimit Presidencial

https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/10154348346165838/

SHKARKO APP