Betohet deputeti Edmond Leka, zëvendëson Kokëdhimën

Edmond Leka është deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë, i cili u betua në parlament në nisje të seancës sësotme plenare.

Leka u shpall nga KQZ deputet i Partisë Socialiste, Qarku Vlorë, për të zëvendësuar në këtë post deputetin Koço Kokëdhima, për të cilin Gjykata Kushtetuese më 3 qershor vendosi konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit.

Pas këtij vendimi të Kushtetueses, sipas kodit zgjedhor mandati i ndërprerë i kalon kandidatit vijues të listës së PS-së në zonën zgjedhore, Qarku Vlorë, që është Edmond Leka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edmond Leka ka qenë kryetar i PS-së së Vlorës, ndërsa disa muaj më parë u emërua edhe drejtor i Portit të qytetit bregdetar. Më herët ai ka mbajtur postin e drejtorit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Vlorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?