Biden-Putinit: Një luftë bërthamore nuk duhet të ndodhë kurrë. Kërcënimet janë të pamatura
Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti i SHBA-së, Joe Biden u kërkoi të gjitha kombeve të riangazhohen për të forcuar ndalimin e përhapjes së bërthamore, pas kërcënimeve të presidentit rus, Vladimir Putin kundër Perëndimit.
Biden akuzoi drejtëpërdrejtë homologun rus, duke thënë se nisi një luftë të paprovokuar me synimet e qarta për ta fshirë Ukrainën nga harta e ekzistencës. Presidenti amerikan ia hodhi fajin Rusisë për krizën globale ushqimore, duke e akuzuar vendin për “pompimin e gënjeshtrave” në lidhje me sanksionet perëndimore.
“Presidenti Putin ka bërë kërcënime të hapura bërthamore kundër Europës dhe një shpërfillje të pamatur për përgjegjësitë e frenimit të përhapjes së armëve atomike. Tani Rusia po thërret më shumë ushtarë për t’i dërguar në luftë dhe Kremlini po organizon një referendum të rremë në përpjekje për të aneksuar pjesë të Ukrainës, një shkelje jashtëzakonisht e rëndësishme e kartës së OKB-së. Kjo botë duhet t’i shohë këto akte të egra ashtu siç janë”.