Bie mashtrimi i PS për lobimin rus të PD. Prokuroria padit Bashën për falsifikim

Prokuroria ka vendosur të çojë në Gjykatën e Tiranës kreun e PD, Lulzim Basha. Mësohet se Prokuroria e Tiranës ka dërguar një shkresë në selinë e PD, për të njoftuar kreun e kësaj partie Lulzim Basha, se ndaj tij kanë përfunduar hetimet lidhur me lobimin në SHBA.

Pavarësisht se zyrtarët e PS-së dhe kryeministri Edi Rama pretendonin se me këtë hetim do të zbuloheshin afera të rënda lobimi dhe financime të huaja, prokurorët kanë arritur të ngrënë vetëm një akuzë, atë të “Falsifikimit të vulave dhe stampave ose i formularëve”.
Bashkë me Bashën në proces do të shkojnë dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani dhe financieri i PD, Ilir Dervishi.
Hetimet janë kryer nga prokurorët Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha, të cilët pretendojnë se drejtuesit e PD kanë falsifikuar formularet dhe vulat, për çështjen e financimeve.

Prej më shumë se një viti çështja e financimeve të PD ka qenë tema kryesore e qeverisë me të cilën ka sulmuar opozitën duke shkruar dhe raporte koncidenciale për ndërkombëtarët. Sipas akuzave të PS-së, Partia Demokratike ka lobuar në SHBA me para të dyshimta me orgjinë nga Rusia. Prokuroria u vu në lëvizje me kërkesë po të Edi Ramës dhe me qëllimin për të goditur PD-në me çështjen e financimeve. Sot, dokumenti i prokurorisë tregon se gjithë akuzat e PS-së dhe Edi Ramës ishin një fluskë propagandistike që synonte goditjen e PD.

Padia e prokurorisë për Lulzim Bashën

Lexoni edhe…

 

SHKARKO APP