Gazeta gjermane “Bild” do publikojë përgjime të tjera dhe më të rënda

Gazetari Basir Çollaku deklaron se gazeta Bild do të publikojë të tjera përgjime nga dosja 339 dhe 184 në ditët në vijim. Duke folur për një media shqiptare në SHBA, “Nova Media”, ai deklaroi se ato qe pritet te dalin, jane edhe më e rëndë se ato qe kemi pare deri tani.

“Unë kam bashkëpunuar me koleget e gazetës gjermane BILD për një sasi të konsiderueshme ngjarjesh që ata po hulumtonin në Shqipëri. Janë publikuar një numër i konsiderueshëm përgjimesh. Në dijeninë time, pa e dekonspiruar dhe pa e dëmtuar punën e kolegëve gjerman, ka të tjera përgjime. Ka serish përgjime te tjera dhe do te dalin dhe ajo çfarë pritet te dale prej tyre është edhe më e rëndë se ajo çka ka dalë deri tani. Ajo çfarë kolegët gjermanë e kanë thënë hapur se nuk tërhiqen nga çfarëdo lloj rrethane përballë profesionit të tyre”, konfirmoi Çollaku.

Nga përgjimet e publikuara deri tani, ka rezultuar se eksponentë të lartë Partisë Socialiste, kanë qenë të përfshirë në shit-blerjen e votave në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me persona me të kaluar kriminale.

SHKARKO APP