Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 12:01 Di Canio: Moreira vlen sa pesë Leao, Milani pa të në mesin e renditjes Paolo Di Canio, i ftuar në Sky Sport, vlerësoi Moreiran dhe Cissén si më të vlefshëm se Leao, duke thënë se me sulmuesin portugez…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
BIRN: BE kundër Edi Ramës, paralajmërohet që të mos bëjë ndryshimet

BIRN: BE kundër Edi Ramës, paralajmërohet që të mos bëjë ndryshimet

Politikë
E enjte, 16 Korrik 2020 16:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shumë zyrtarë të BE-së kritikuan përgjatë ditëve të fundit një përpjekje të kryeministrit shqiptar Edi Rama për të ndryshuar kushtetutën në një mënyrë në të cilën, kritikët thonë se i jep partisë së tij një avantazh elektoral në zgjedhjet e ardhshme. Pavarësisht kritikave, Rama nuk ka dhënë shenja për tërheqje.

BIRN

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi të enjten në parlament se ka në plan të votojë ndryshimet në kushtetutën e vendit më 30 korrik, seanca e fundit plenare para pushimeve të verës, duke pretenduar se populli i do këto ndryshime pavarësisht protestave nga partitë kryesore të opozitës si dhe vërejtjeve nga shumë zyrtarë të BE-së.

Ndryshimet synojnë të eliminojnë koalicionet parazgjedhore mes partive të ndryshme politike dhe të rrisin pragun e nevojshëm të votave që një parti duhet të marrë për të hyrë në parlament nga 3 në 5% të votës kombëtare. Ndryshimet premtojnë gjithashtu se do t’i japin mundësi votuesit të pëqejë një pjesë të kandidatëve për deputetë që përcaktohen nga partia.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndryshimet janë propozuar formalisht nga një grup deputetësh që formalisht i përkasin opozitës parlamentare por që janë përjashtuar nga partitë e veta të opozitës si “tradhëtarë” dhe “të blerë” nga Rama.

Rama, partia e të cilit arriti një marrëveshje formale me Partine Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim më 4 qershor, thotë se ndryshimet e kushtetutës të mbështetura prej tij nuk preket nga marrëveshja, Gjithsesi, si opozita ashtu edhe ndërkombëtarët po e paralajmërojnë atë të mos e bëjë këtë ndryshim.

Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit Europian, e përsëriti këtë shqetësim në një postim në Tëitter të enjten.

“Është me rëndësi vendimtare që marrëveshja e 5 qershorit mbi reformën elektorale në Shqipëri të ruhet, duke parë nevojën për të plotësuar rekomandimet e OSBE/ODIHR, një kusht i vendosur nga Këshilli marsin e kaluar para takimit të parë IGC,” shkroi ajo duke iu referuar një prej 15 kushteve të vendosura nga BE ndaj Shqipërisë para se takimi i parë ndërqeveritar për negocimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE të mund të kryhet.

“Çdo ndryshim ligjor shtesë uk duhet të vë në rrezik këtë objektiv primar,” shtoi ajo.

Të mërkurën, ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca bëri gjithashtu thirrje për zbatimin e marrëveshjes ndërsa të martën, Johann David Wadephul, një deputet i parlamentit federal të Gjermanisë tha se lëvizja e Ramës përbën një kundërshti të hapur nga ai dhe parlamenti shqiptar ndaj kërkesave të BE-së dhe se vë në rrezik perspektivën europiane të Shqipërisë.

“Ju nuk duhet të vini në rrezik perspektivën e vendit tuaj në BE,” tha ai. “Populli shqiptar nuk e meriton këtë.”

Rama hodhi poshtë këtë kritikë duke e quajtur atë “mik i Bashës”, kreut të partisë demokratike në opozitë.

Me ndërmjetësim të fortë nga diplomatët nga SHBA dhe BE, partitë kryesore ranë dakord për një reformë elektorale më 5 qershor, një reformë që ekspertët vendës nuk e shohin si të rëndësishme për popullsinë e gjerë por që pavarësisht kësaj mund të konsiderohet si plotësim i një nga kushteve të vendosura nga Komisioni Europian për të dërguar procesin e integrimit të Shqipërisë përpara.

Gjithsesi situata është e komplikuar për shkak se partitë kryesore të opozitës, PD dhe LSI nuk kanë prani parlamentare dhe një marrëveshje e tillë duhet të votohet nga depputetët që janë përjashtuar nga partitë që i patën kandiduar ata. Rama pretendon se këto deputetë nuk kanë rënë dakord të votojnë marrëveshjen e 5 qershorit dhe kanë kërkuar ndryshime kushtetuese, të cilat ai po i mbështet. Opozita pretendon se deputetët në fjalë thjeshtë sa po luajnë planin e Ramës për të ndryshuar kushtetutën në një mënyrë që t’i japë partisë së tij një avantazh politik në zgjedhjet e ardhshme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

beBIRNedi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Di Canio: Moreira vlen sa pesë Leao, Milani pa të në mesin e renditjes
Para 2 minutash

Di Canio: Moreira vlen sa pesë Leao, Milani pa të në mesin e renditjes

Ekzekutimi i Selami Hasanit në Fier, policia kontrolle intensive në Lushnjë dhe Vlorë
Para 4 minutash

Ekzekutimi i Selami Hasanit në Fier, policia kontrolle intensive në Lushnjë dhe Vlorë

Zjarri në spitalin e Berlinit plagos 15 persona, një në gjendje kritike
Para 12 minutash

Zjarri në spitalin e Berlinit plagos 15 persona, një në gjendje kritike

Yamal dëmtohet dhe humbjet ndeshjen e Championsit ndaj Sabah
Para 15 minutash

Yamal dëmtohet dhe humbjet ndeshjen e Championsit ndaj Sabah

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 17 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.