Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 3 Nëntor 2026, 09:59 Tebas: Reali synon ta dobësojë La Ligan, penalltia e Mbappe nuk ishte! Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, ka komentuar disa nga çështjet më të diskutuara në futbollin spanjoll, duke mos kursyer kritikat ndaj Real Madridit.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj-Rama
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet lokale
  • Kandidatura Tiranë
  • Gazmend Paja
  • Bejta
  • Partizani-Teuta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj-Rama
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet lokale
  • Kandidatura Tiranë
  • Gazmend Paja
  • Bejta
  • Partizani-Teuta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BIRN: Dëmet e tërmetit u vlerësuan nga punonjës të pakualifikuar

Politikë E enjte, 26 Nëntor 2020 13:17
BIRN: Dëmet e tërmetit u vlerësuan nga punonjës të pakualifikuar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit ngre dyshime mbi kapacitetet profesionale të Institutit të Ndërtimit -institucioni shkencor i ngarkuar me vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019.

Raportimi i BIRN

Pasditen e 3 tetorit, forcat e ushtrisë së repartit të xhenios përdorën 130 kilogramë eksploziv për shembjen e një pallati përbri drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës.

Shembja e ndërtesës 12 katëshe, e ndarë në 3 seksione me 154 apartamente, erdhi pas një odiseje të gjatë përballjeje mes banorëve, kompanisë ndërtuese “Kastrati Group” dhe Institutit të Ndërtimit.

Sipas dokumenteve të siguruara nga BIRN, Instituti i Ndërtimit fillimisht i dha kompanisë një oponencë teknike, duke rekomanduar riparimin e pallatit dhe pas protestave të banorëve, prodhoi një dokument të dytë që mban të njëjtën datë, duke rekomanduar shembjen dhe rindërtimin e saj.

Ekzistenca e dy akt-ekspertizave të prodhuara në të njëjtën datë, por me konkluzione të kundërta, konsiderohet falsifikim dhe vepër penale nga juristët.

“Do të thotë që dikush ka falsifikuar dokumentin, për interesa personale ose jo, dhe normalisht nëse provohet se kush person e ka bërë, ai shkon për ndjekje penale,” shpjegoi Erisilda Shpata, avokate në Durrës.

“Ndërkohë që është edhe shpërdorim detyre nëse ka pasur dy mendime të ndryshme bazuar në të njëjtat prova dhe në të njëjtat akte,” shtoi ajo.

Ky nuk është i vetmi akt-inspektim kontrovers i miratuar nga Instituti i Ndërtimit. Të dhëna dhe dëshmitë e mbledhura nga BIRN tregojnë se akt-ekspertimet janë kundërshtuar si kontradiktore edhe nga banorë të tjerë, banesat e të cilave janë dëmtuar rëndë nga tërmeti i një viti më parë.

Sipas një auditi të performancës që Kontrolli i Lartë i Shtetit realizoi në Institutin e Ndërtimit përpara tërmetit të 26 nëntorit, cilësia e debatueshme e oponencës teknike për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, mund të shpjegohen edhe nga burimet e papërshtatshme njerëzore të këtij institucioni.

Në mënyrë të veçantë, sektori i Oponencës Teknike, që vlerëson dhe dikton fatin e prishjes ose jo të godinave pas vlerësimit të akt-ekspertizave të thelluara, rezultoi sipas KLSH-së me mungesa në kualifikim dhe eksperiencë.

“Fakti që nga 16 punonjësit e Drejtorisë së Rregullave Teknike dhe Oponencës, 7 punonjës nuk kanë licencë për projektim (edhe pse është kriter i kërkuar) dhe 5 punonjës janë të sapodiplomuar dhe pa eksperiencë në fushën e projektimeve, si dhe kryerja e oponencave nga bashkëpunëtorët e jashtëm, evidenton mungesën e kapaciteteve teknike për kryerjen e oponencave teknike,” thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit në raport.

I pyetur mbi gjetjet e KLSH-së në auditin e performancës, Instituti i Ndërtimit nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e shkrimit.

Tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë e Mesme më 26 nëntor u mori jetën 51 viktimave dhe plagosi qindra të tjerë. Vala shkatërrimtare e goditjes u ndje në mënyrë të veçantë në Durrës, Tiranë, Lezhë dhe Kurbin, ku qindra ndërtesa u dëmtuan dhe u shpallën të pabanueshme, duke lënë të pastrehë disa mijëra banorë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Instituti i Ndërtimit u krijua në vitin 2004, pas shkrirjes dhe bashkimit të 3 instituteve kërkimore. Ai është në varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe funksionin si një institucion me vetë-financim, duke kryer kërkime shkencore, projekte dhe shërbime për të tretët, si oponenca, ekspertiza dhe kontrolle për produktet e ndërtimit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Instituti i Ndërtimit është gjithashtu përgjegjës për inspektimin e godinave të dëmtuara nga lëkundjet sizmike, duke përcaktuar shkallën e dëmit.

Në ditët e para pas tërmetit, grupet e inxhinierëve në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe specialistët e huaj hartuan akt-konstatime të thjeshta, duke i pasuar me ato që njihen si “akt-ekspertizat e thelluara” për godinat e dëmtuara rëndë.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se deri më tani janë klasifikuar për shembje përmes akt-ekspertizave dhe është realizuar procesi i shembjes së 631 godinave, ndër to: 100 banesa kolektive (pallate), 447 banesa individuale, 56 objekte arsimore, 6 objekte shëndetësore dhe 22 godina të tjera.

“Janë në proces shembje 2351 godina në bashkitë Tiranë, Durrës, Shijak, Kavajë, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Vorë, Krujë, Kamëz, Rrogozhinë,” tha Ahmetaj.

Raporti i KLSH-së për Institutin e Ndërtimit mbulon periudhën 2015-2018, kohë kur aty kanë qenë të punësuar 201 persona.

KLSH gjeti se Institutit i mungonin punonjës të kompletuar profesionalisht, ndërsa kishte rekrutime jashtë profilit dhe pa eksperiencën e domosdoshme.

Për periudhën 2017-2018, raporti evidentoi se nga Institutin e Ndërtimit janë kryer oponenca teknike për 242 objekte, me vlerë 184.2 milionë lekë ose rreth 1.5 milionë euro. Pjesa më e madhe e tyre, ashtu siç po veprohet me godinat e dëmtuara nga tërmeti, rezulton t’u jenë caktuar bashkëpunëtorëve të jashtëm.

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

KLSH thekson se mungesa e një laboratori të akredituar ka sjellë dhënien e oponencave jocilësore dhe mungesën e kontrollit të produkteve ndërtimore, duke e kthyer këtë institucion në një zyrë të thjeshtë punësimi që siguron të ardhurat për vetëfinancim.

Sipas KLSH-së, laboratori i Institutit të Ndërtimit rezulton të funksionojë mbi ‘standardet shtetërore”, duke mos aplikuar normat dhe standardet bashkëkohore, si edhe ato të Bashkimit Europian. Bazuar në raportimin e rezultateve dhe manualin e cilësisë në vitet 2016-2018, u evidentuan 210 raste me mospërputhje ligjore gjatë testimit të produkteve të ndërtimit.

Mungesa e trajnimit të punonjësve dhe aftësive për evidentimin e marzhit të gabimit, klasifikohen si mangësi të tjera të Drejtorisë së Laboratorëve.

“Kryhet një numër i madh testimesh me pajisje të pakalibruara,” thekson KLSH,  duke shtuar se edhe kalibrimet nga subjekte të jashtëm paraqiten jo të plota dhe jo në zbatim të standardeve ndërkombëtare ISO/IEC.

Instituti i Ndërtimit, sipas legjislacioni në fuqi kryen oponencën teknike për projekte publike me vlerë mbi 100 milion lekë. KLSH analizoi oponencat teknike për 4 projekte publike, ndër to parkimi nëntokësor në sheshin “Skënderbej” apo projekti i Unazës së Re, duke gjetur mungesë profesionalizmi nga stafi i Institutit.

“Oponenca teknike e hartuar paraqitet përgjithësisht si një inventarizim i dokumentacionit,” shkruan KLSH.

“Rekomandimet e dhëna për çdo kapitull duhet të ishin reflektuar në konkluzionin përfundimtar, i cili, për mangësitë dhe devijimet nga standardet që kishte projekti, duhet të kishte dhënë vlerësimin negativ për këtë projekt,” përfundon KLSH.

Etiketat e lidhura

BIRNraportitermeti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tebas: Reali synon ta dobësojë La Ligan, penalltia e Mbappe nuk ishte!
Para 1 minute

Tebas: Reali synon ta dobësojë La Ligan, penalltia e Mbappe nuk ishte!

Pas 22 vitesh në hapësirë, sateliti historik i NASA-s përgatitet të rikthehet në Tokë
Para 1 minute

Pas 22 vitesh në hapësirë, sateliti historik i NASA-s përgatitet të rikthehet në Tokë

Gabriel Kulla regjistron ndeshjen e dytë në Serie A, talenti shqiptar merr minuta ndaj Fiorentinës
Para 13 minutash

Gabriel Kulla regjistron ndeshjen e dytë në Serie A, talenti shqiptar merr minuta ndaj Fiorentinës

Fushata më e shtrenjtë në histori, shpenzimet për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA arrijnë 12 miliardë dollarë
Para 18 minutash

Fushata më e shtrenjtë në histori, shpenzimet për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA arrijnë 12 miliardë ...

Më të lexuarat

1 Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 11 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

2 Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 11 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

3 Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 11 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

4 Spahiu: Qori ka meritë historike që largoi Berishën dhe PD nga rrëmbimi i protestës, kandidati për bashkinë e Tiranës…
Para 18 orësh

Spahiu: Qori ka meritë historike që largoi Berishën dhe PD nga rrëmbimi i protestës, kandidati për bas...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.