Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 3 Nëntor 2026, 09:59 Tebas: Reali synon ta dobësojë La Ligan, penalltia e Mbappe nuk ishte! Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, ka komentuar disa nga çështjet më të diskutuara në futbollin spanjoll, duke mos kursyer kritikat ndaj Real Madridit.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj-Rama
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet lokale
  • Kandidatura Tiranë
  • Gazmend Paja
  • Bejta
  • Partizani-Teuta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj-Rama
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet lokale
  • Kandidatura Tiranë
  • Gazmend Paja
  • Bejta
  • Partizani-Teuta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
BIRN: Qeveria “Rama” jep miliarda euro për koncesione të reja në 2021

BIRN: Qeveria “Rama” jep miliarda euro për koncesione të reja në 2021

Politikë
E enjte, 22 Tetor 2020 19:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjashtë kontrata të reja koncesionare, që qeveria shqiptare ka në plan të akordojë gjatë vitit të ardhshëm, parashikojnë një vlerë investimi prej 218 miliardë lekësh ose 1.74 miliardë euro, ndërsa kostoja e tyre në xhepat e shqiptarëve përgjatë dekadave të ardhshme është thjeshtë e pallogaritshme.

Një listë e publikuar nga Ministria e Financave si pjesë e ligjit për buxhetin e shtetit në vitin 2021 paraqet koncesionet, të cilat pritet të krijojnë monopole ose thuajse monopole afatgjata në disa segment të ekonomisë.

Kontrata më e madhe e planifikuar është ajo e koncesionit të rrugës Milot-Fier, vlera e investimit të së cils është 178.2 miliardë lekë por që pagesat e pritshme të shqiptarëve për përdorimin e kësaj rruge për 35 vitet e ardhshme do të jenë sipas vlerësimit të studimit të fizibilitetit, së paku 4 miliardë euro.

Tenderi për këtë kontratë koncesioni është mbyllur sakaq që më 29 shtatorin e kaluar ndërsa rezultati i tenderit nuk është shpallur. Qeveria është akuzuar sakaq për paracaktim fituesi për këtë tender. Pavarësisht emrit Milot – Fier, ankandi ka në plan të akordojë një kontratë përmes të cilës, 56 kilometra autostradë ekzistuese falen për koncesionarin privat dhe 53 kilometra autostradë e re ndërtohen ndërsa shqiptarët do të paguajnë sa herë të kalojnë në këtë rrugë për 35 vitet e ardhshme. Në bazë të volumit të trafikut të pritshëm dhe tarifave, kostoja e përgjithshme e pagesave përgjatë këtyre 35 viteve është së paku 4 miliardë euro.

Tenderi tjetër i planifikuar nga qeveria ka vlerën 20 miliardë lekë (162 milionë euro) dhe mbart titullin “Dhënia me koncesion /PPP e infrastrukturës së bazës së të dhënave dhe mbikëqyrjes së qendrave të kontrollit teknik të mjeteve rrugore”. Nuk ka të dhëna se çfarë do të bëjë ky koncesion.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Koncesioni i tretë mbart titullin Rritja e Sigurisë Rrugore dhe ka koston e investimit të planifikuar 5 miliardë lekë. Edhe për këtë koncesion nuk ka ndonjë të dhënë publike se çfarë është.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Koncesioni tjetër i madh është ai i aeroportit të Vlorës. Ëndrra e vjetër e kryeministrit dhe premtimi i tij i stërpërsëritur në fushatat e kaluara elektorale por që nuk është bërë realitet deri më sot sepse nuk është parë kurrfarë interesi ekonomik për ndërtimin e një aeroporti vetëm 120 kilometra larg aeroportit ekzistues te Tiranës, planifikohet të jepet me koncesion në të cilin vlera e investimit parashikohet 13 miliardë lekë ose 90 milionë euro ndërsa forma e koncesionit dhe se sa para do të paguajnë taksapaguesit, kjo mbetet për t’u parë.

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Qeveria ka edhe dy koncesione më të “vogla” në plan. Njëri quhet: “Për përmiresimin e infrastruktures rrugore dhe rekreative të blloqeve të banimit në disa lagje të qytetit Elbasan” dhe ka vlerë investimi të llogaritur prej 882 milionë lekësh (6 milionë euro) ndërsa tjetri quhet “Për ofrimin e shërbimit të infrastrukturës së çelësave publik PKI”, dhe ka një kosto prej 208 milionë lekësh. Çelësat KPI janë kodet që përdoren për firmë elektronike dhe që aktualisht jepen nga AKSHI për pak persona të interesuar, përfshirë kompanive që u duhet të aplikojnë për tenderë apo inxhinierëve që bëjnë aplikime për leje ndërtimi. Por një program tjetër i qeverisë, ai i krijimit të një sistemi të ri të menaxhimit fiskal elektronik, parashikon krijimin e një tregu me dhunë për këtë shërbim përmes detyrimit të një numri biznesesh që të pajisjen me një kod të tillë./ Reporter.al/

Etiketat e lidhura

BIRNkoncensioneqeveriarama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tebas: Reali synon ta dobësojë La Ligan, penalltia e Mbappe nuk ishte!
Para 4 minutash

Tebas: Reali synon ta dobësojë La Ligan, penalltia e Mbappe nuk ishte!

Pas 22 vitesh në hapësirë, sateliti historik i NASA-s përgatitet të rikthehet në Tokë
Para 4 minutash

Pas 22 vitesh në hapësirë, sateliti historik i NASA-s përgatitet të rikthehet në Tokë

Gabriel Kulla regjistron ndeshjen e dytë në Serie A, talenti shqiptar merr minuta ndaj Fiorentinës
Para 16 minutash

Gabriel Kulla regjistron ndeshjen e dytë në Serie A, talenti shqiptar merr minuta ndaj Fiorentinës

Fushata më e shtrenjtë në histori, shpenzimet për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA arrijnë 12 miliardë dollarë
Para 21 minutash

Fushata më e shtrenjtë në histori, shpenzimet për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA arrijnë 12 miliardë ...

Më të lexuarat

1 Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 11 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

2 Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 11 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

3 Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 11 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

4 Spahiu: Qori ka meritë historike që largoi Berishën dhe PD nga rrëmbimi i protestës, kandidati për bashkinë e Tiranës…
Para 18 orësh

Spahiu: Qori ka meritë historike që largoi Berishën dhe PD nga rrëmbimi i protestës, kandidati për bas...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.