Biznesmeni i sukseshëm, Shefqet Kastrati, blen 60 % të aksioneve të “Euronews Albania”
I suksesshmi, biznesmeni Shefqet Kastrati mësohet zyrtarisht se ka blerë 60 % të aksioneve të kompanisë mediatike “Euronews Albania”.
Menaxhimi i kompanisë mediatike dhe stafi do të jetë i pandryshuar, pasi sipas zëdhënësit të Shefqet Kastratit, 60 % të aksioneve u blenë që të rritet pavarësia e medias dhe jo të futet dorë në linjën editoriale të “Euronews Albania”.
Media në fjalë do të vazhdojë të jetë e pavarur.
Por si media “Euronews Albania” do të jetë tashmë pjesë e Kastrati Group.
Vendimi i Kastratit për tu futur në tregun mediatik ka dritheruar shumë pronarë të tjerë mediash, të cilët janë mësuar të bëjnë pazare apo gjoba ministrave e zyrtarëve të tjerë në këmbim të heshtjes.
Ndërkohë Shefqet Kastrati do të mbledhë stafin drejtues të “Euronews Albania” duke iu kujtuar se kjo media duhet të mbetet e pavarur.
“Kastrati Group është bërë sot zyrtarisht pjesë e Intermedia Group me 60 % të aksioneve ndërsa 40 % të aksioneve i mbetet Z. Theodhori Çami. Kompania e njohur për suksesin e saj në investime në fusha të ndryshme e ka shtrirë ambicien e saj dhe në tregun mediatik duke u bërë zotëruese e aksioneve të një prej televizioneve më të suksesshme në Shqipëri.
Intermedia group është një kompani mediatike pjesë e të cilit janë edhe Euroneës Albania, Kosova e Maqedonia e Veriut si franchise i parë në historinë e familjes së madhe të Euroneës Group, media informative Nr. 1 në Europë.
Me një investim kurajoz dhe të pazakontë në rajon, si në teknologji ashtu edhe në burime njerëzore, Euroneës Albania, vetëm në 2 vjet ka arritur të jetë jetë pararojë e një revolucioni mediatik, i shumëkërkuar nga qytetarët dhe investitorët në Shqipëri.
Ky bashkim profesional do të shoqërohet me një plan të ri investimesh, që ka si qëllim të parë, ngritjen dhe zhvillimin me të njëjtën ambicie profesionale edhe për Euronews Kosova dhe Euroneës Maqedonia e Veriut, ku do të zgjerohet projekti shqipfolës.
Kastrati Group është një kompani lider në rajon në shumë fusha, kryesisht në atë të energjisë por jo vetëm, me seli bazë në Shqipëri. Kompania e themeluar në fillim të viteve 1990, përmes rrjeti dhe zyrave përfaqësuese është e mirëpozicionuar në të gjithë rajonet më të rëndësishme në mbarë botën. Nga viti në vit, nga dekada në dekadë, Kastrati Group ka intensifikuar investimet në një sërë sektorësh të tjerë të rëndësishëm, çka e bën atë një nga grupet më të rëndësishme të investitorëve në Shqipëri, rajon dhe më gjerë.
Me këtë lëvizje Kastrati Group synon suksesin dhe si një lider mediatik për trevat shqipfolëse”, thuhet në njoftimin e kompanisë Kastrati.