Blendi Fevziu: Goditja mbi të moshuarën në Kosovë, grusht mbi çdo shqiptar!

Nga: Blendi Fevziu

Kjo grua e moshuar ka qenë sot dhimbja e përbashkët e të gjithë shqiptarëve. E qara e saj e trishtë që mbytej nga zgërdhirjet e disa punonjesëve të shtëpisë së pleqëve, përpara një telefoni që regjistronte atë skenë thuajse makabre, nuk do të kishte ndodhur nëse jeta nuk do kishte rezervuar një tjetër surprizë të trishtë për të. Kjo nënë kishte një djalë. Ajo do ishte sot me të, e me siguri, do kishte qenë e kenaqur dhe e lumtur me nipat e mbesat në shtëpinë e tij. Por djali nuk e lumturoi dot.

Në momentin më të rëndësishëm e më delikat të vendit të tij, Taulant Nuraj vendosi t’i bashkohet UÇK-së. Ai vendosi të mbrojë me jeten e tij jo vetëm të moshuarit, por edhe gjithë qytetarët e Kosovës që kercënoheshin nga dhuna serbe. Ai ra dëshmor në afërsi të Gjakovës në vitin 1999. Duke lënë pas një foto të vetme, me një buzëqeshje dhe me bindjen që shteti për të cilin po flijohej do ta meritonte sakrificën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qe prej vitit 1999 kjo nënë digjet në dhimbjen për djalin që humbi, por me siguri edhe me krenarinë që ai ra dëshmor për këtë vend. Por vendi të cilit ajo i flijoi djalin e saj, i ka rezervuar sot një skenë që të ngjeth. Gruaja e vetmuar goditet në një shtëpi pleqsh, nga dy vajza, të dyja me uniformë, ndërsa një e tretë e filmon skenën me siguri për ta shfaqur me krenari në ndonje nga ndenjiet banale të kësaj kategorie që nuk ka asgjë të përbashkët me qënien njerëzore. Apo pse jo për ta bërë edhe virale në TikTok.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot ato dy vajza nuk kanë goditur vetëm një të moshuar, qe në vetvete është mëkati më i madh në këtë botë. Sot ato dy vajza kane goditur mbi ëndrrën e mijëra deshmorëve të Kosovës për të ndërtuar një shoqëri më të mirë, pa dhunën me të cilët serbët kërcënonin shqiptaret.

Ato vajza kanë goditur mbi besimin e një kombi të tërë që respektin ndaj të moshuarve e ka pasur në thelb të filozofisë së tij. Sot ato nuk kanë goditur një nënë pa djalin e saj. Sot ato kanë goditur secilin nga ne, ndaj secili prej nesh duhet të ndjejë në fytyrë ato goditje dhe atë turp…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?