Alarmi i Blendi Fevziut: Po bëhet biznes me ndihmat në Durrës

Moderatori i Klanit ka shokuar me një mesazh që ai ka dhënë live në emisionin e tij. Ai thotë se korrespodentët kanë raportuar që po shiten ndihmat që janë dërguar për të prekurit nga tërmeti në Durrës.

Mijëra tonelata me veshmbathje e mbuloja janë dërguar vetëm nga Kosova për në kampet në Durrës dhe në Thumanë ku njerëzit po flen në qiellin e hapur.

Sipas Fevziut, ka filluar keqpërdorimi i tyre e po bëhët biznes me to. Një batanije, sipas tij, po shitet pesë mijë lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam një mesazh. E para, ata që po shpërdorojnë ndihmat dhe që po mundohen të bëjnë biznes përmes ndihmave. Natyrisht se çdokund ka matrapazë, palaço dhe lapanjozë që dëshirojnë të përfitojnë në këto situata. Por nuk është etike në këto moment, siç thonë korrenspodentët, batanijet që janë dërguar për ndihmë, po shiten nga 5 mijë lekë”, tha Fevziu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq më herët u raportua se po vidhen ndihmat e dërguara në Durrës.

Probleme tjera janë shfaqur po ashtu me kosovarët që kanë çuar kamionë me ndihma në Durrës e Thumanë, por nuk kanë pasur se ku t’i shkarkojnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?