Blendi Gonxhja fton qytetarët të vizitojnë Muzeun Etnografik të Krujës me teknologji VR

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka uruar qytetarët për një të dielë të mbarë përmes një postimi në rrjetet sociale. Në mesazhin e tij, ministri ka ftuar të gjithë të vizitojnë Muzeun Etnografik të Krujës, ku mund të përjetojnë një copëz të kulturës dhe traditave të zonës përmes teknologjisë Virtual Reality (VR).

“Një eksperiencë unike për të eksploruar të kaluarën duke përdorur mjetet më të avancuara të së tashmes,” u shpreh Gonxhja, duke theksuar rëndësinë e inovacionit në promovimin e trashëgimisë kulturore.

Kjo nismë synon të ndërthurë traditën me teknologjinë, duke ofruar një mënyrë të re për të nxitur interesin ndaj pasurisë kulturore shqiptare. Muzeu Etnografik i Krujës mbetet një destinacion i preferuar për vizitorët vendas dhe të huaj, ndërsa tani teknologjia VR pritet ta bëjë këtë përvojë edhe më tërheqëse.

AV

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?