Blendi Klosi: PS merr 1 milion vota më 11 maj sepse iu ka ju!

Drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, Blendi Klosi, ka mbajtur i pari fjalën e tij në çeljen e fushatës së Partisë Socialiste në sheshin “Skënderbej”.

Klosi u shpreh se Partia Socialiste është partia që merr 1 milion vota pasi ka me vete qytetarët.

Mirë se keni ardhur në këtë festë të madhe të partisë më të madhe në vend, të asaj që merr 1 milion vota në veri e jug, në diasporë, të partisë që fiton zgjedhjet sepse ju ka të gjithëve ju me vete.
Partisë që drejtohet nga Edi Rama, vizionari që e transformoi vendin në një vend që do të hyjë në BE.
Erdhëm me hare e valle nga Dibra, ashtu siç pritëm Edi Ramën kur inauguroi Rrugën e Arbrit.

Ne jemi një parti e madhe dhe kemi kaluar shumë sfida, por sfidën më të madhe kemi mirëqenien e qytetarëve. Ne do të fitojmë. Qarku i Dibrës do të votojë masivisht PS-në. Ne besojmë fort se kjo forcë politike, e cila ka shumë organizim dhe frymë, mbi të gjitha ka një lider i cili atë që premton e realizon. Ne do të jemi pjesë e BE-së brenda mandatit të katërt“, tha Klosi.

SHKARKO APP