Bllako dorëzon mandatin, Kryemadhi: ”Kockë” për opinionin, Rama e bën sa herë është në vështirësi

Vendimin e Alqi Bllakos për dorëzimin e mandatit në Kuvend, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka cilësuar si një pranim të gjykimit të shkurtuar nga vetë deputeti i PS-së. Ajo nënvizon edhe se çështja e inceneratorëve ka vënë në provë SPAK-un, por arrestimet e deritanishme, sipas saj nuk tregojnë asgjë. Për të Bllako dhe ish-ministri Lefter Koka, janë ”kocka” për opinionin publik, që qeveria i hedh sa herë është në vështirësi.

“Procesi i dorëzimit të mandatit ishte një “gjykim i shkurtuar” nga vetë Bllako, sepse në hyrjen e një komisioni të verifikimit të mandateve do të shtoheshin akuzat. Unë do të merresha me Veliajn, me Ramën dhe jo me Bllakon, nëse do të kishte debat.

Rasti Bllako dhe Koka duhet të ishin bërë më parë. Sa herë Rama dhe qeveria janë në vështirësi i hedhin një “kockë” opinionit publik. Çështja e Bllakos dhe arrestimet e tjera, po të ishin kaq serioze, gjëja e parë do të ishte arrestimi i Zotos, i Mërtirit, Gugallja.

SPAK dhe reforma në drejtësi janë në provë. Vërtet mund të arrestosh Bllakon, por ai është një instrument i flakur nga Rama, ndërsa inceneratorët vijojnë të paguhen, të marrin para nga buxheti i shtetit”, tha Kryemadhi në ”A2cnn”.

SHKARKO APP