Bllofi i Edi Ramës. Personi që blinte vota në Sarandë është i PS, jo i LSI. Ja prova
Dega e LSI-së në Sarandë denoncoi sot një person që tentonte të blinte votat për Partinë Socialiste në Kasamil. “DENONCIM/Lëvizja Socialiste për Integrim Sarandë denoncon me forcë një akt kriminal që mban firmën e rilindjes. Akti i rëndë është duke ndodhur në këto momente në Ksamil, ku makina me targa AA 602 MI, e tipit Alfa me 3 anëtarë të rilindjes, po shpërndan lekë ndaj banoreve në këmbim të votës. I bëjmë thirrje policisë së shtetit dhe prokurorisë të ndërhyjnë urgjentisht, dhe të vendosin para ligjit përgjegjësit”,- thuhet në njoftimin e LSI-së Sarandë.
Pas këtij denoncimi, në media u publikua një mesazh telefonik i Edi Ramës, i cili informonte deputetët se denoncimi i LSI-së ishte për një anëtar të LSI-së. “Sapo LSI ka denoncuar tentative per blerje votash ne Ksamil, me makinen qe rezulton te jete e nenprefektit, anetar i LSI? Dmth kesaj i thone bertet hajduti kapeni hajdutin? E ndjejne qe loja me i treti i verteti mbaroi dhe njerezit nuk hane bar? Ju lutem vigjilence maksimale per te bllokuar cdo hiene qe synon te bleje vota?Per te garantuar procesin dhe mosdeformimin e votes se shqiptareve?Forca dhe beteje dere me dere per te ngulitur tek cdokush mendimin se kush mungon gabon! Perqafime✌??”,- thuhet në mesazhin e Ramës.
Mediat e raportuan si një “autogol” të LSI-së Sarandë këtë deklaratë. Në fakt e vërteta është krejt ndryshe. Personi që përmend Edi Rama nuk është Ilir Hysi i LSI-së, por një tjetër Ilir Hysi që merret me biznesin e dhënies së makinave me qera. Pra bëhet fjalë për dy persona më të njëjtin emër dhe mbiemer. Burime nga LSI në Sarandë thanë se denoncimi është bërë për përfaqësuesin e PS dhe Kryeministri Edi Rama ka tentuar të manipulojë opinionin duke ngatërruar qëllimisht përkatësinë politike për të akuzuar LSI-në.
Makina që shihni në foto është marrë më qera nga biznesi i Ilir Hysit nga një tjetër person, i njohur si mbështetës i Rilindjes në Sarandë.
Fakti është se Rama ka marrë në mbrojtje një person të PS që blinte vota për PS.
VIDEO/SQARIMI I LSI QË ZBULOI GËNJESHTRËN E EDI RAMËS
https://www.facebook.com/luanrama.al/videos/1289145047864862/