Bllokimi i rrugëve, Xhixho: Të kalojë ambulanca

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho nga Kthesa e Kamzës, e cila është e bllokuar prej më shumë se një ore. ishte duke folur në momentin kur turma e protestuesve i hapën rrugën një ambulance me sirena të ndezura, e cila kaloi përmes tyre.

”Duhet të kalojë ambulanca, sepse u përdor protestën e kaluar, e mbani mend sesi punoi propaganda në mënyrë të paturpshme duke thënë se PD-ja ka bllokuar ambulancën”, tha Xhixho.

Kjo ishte e dyta autoambulancë që kalon në autostradën Tiranë-Durrës, tashmë të bllokuar prej nisjes së tubimit. Demokratët e kanë zhvendosur në të dyja rastet makinën që mban të bllokuar kthesën e Kamzës.

SHKARKO APP